Rrëfehet Zidane: Më mungojnë stërvitjet. Marseille? Gjithmonë në zemrën time
Kampioni i botës i vitit 1998, Zinédine Zidane në një intervistë pranoi se sa shumë i mungon përditshmëria e trajnerit, duke i kushtuar gjithashtu kohë dhe hapësirë lavdeve për qytetin e Marseilles.
Kur francezi zuri vendin e tij në bankinën e Real Madridit, ai i solli Florentino Perez, 2 kampionate, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Liga të Kampionëve, 2 Superkupa UEFA dhe 2 Kupa të Botës për Klube. Një listë e gjatë, mbi të gjitha super prestigjioze, që ia vlen të theksohet.
Më 30 qershor 2021, ai vendosi të largohej nga klubi madrilen dhe të tërhiqej përkohësisht: “Tani jam i zënë në një mënyrë tjetër. Ndonjëherë më mungon përditshmëria. Edhe nëse përditshmëria si trajner është ‘e nxehtë’. Kam bërë një pushim që është bërë një pushim i madh herë pas here”.
Më pas, gjatë intervistës Zidane foli gjerësisht për marrëdhëniet e tij me Marsejën, vendlindjen e tij: “Për mua, Marseja është kryeqyteti i futbollit dhe gjithashtu i sportit. La Castellane? Shumë sportistë kanë ardhur nga kjo lagje. Prandaj më pëlqen të shoh më shumë lojtarë të Marsejës të ardhur nga lagjet”.
Ndihet keqardhja që nuk ka veshur kurrë fanellën e OM: “Ka ndodhur kështu, nuk isha unë, por Marseja dhe klubi janë gjithmonë në zemrën time”. /rtsh/