Italia me pak ide, Portugalia dhe Zvicra bëjnë “poker”, shënon Shaqirin
Italia e nis rrugëtimin drejt Euro 2024 me një barazim bosh.
Dhjetë ditë para fillimit të turneut, djemtë e Spallettit nuk shkuan më shumë se 0-0 me Turqinë, duke treguar ende diçka për t’u përmirësuar në nivel tekniko-taktik dhe fizik.
Në Bolonja në pjesën e parë, ritëm i ulët, hapësira të mbyllura dhe pak cilësi me Cristante që bën lëvizjen më të rrezikshme duke goditur shtyllën me kokë. Në pjesën e dytë, italianët rritën pak ritmin dhe qendrën e gravitetit, por idetë janë të pakta, rezultati mbetei i mbërthyer në 0-0.
Në miqësoret e tjera, në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024, buzëqeshin Portugalia dhe Zvicra, të cilat mundën përkatësisht Finlandën (4-2) dhe Estoninë (4-0). Portugezët fituan falë Bruno Fernandes (dopietë), Ruben Dias dhe Diogo Jota.
Për Zvicrën në suksesin 4-0 morën pjesë: Zuber 20’, Amdouni 47’, Elvedi 63’ dhe Shaqiri 70’ me penallti.
Austria mposht Serbinë e Vlahovicit 2-1, rezultat i njëjtë për Irlandën ndaj Hungarisë. Historia e Josip Ilicic është e mrekullueshme: rikthehet në kombëtare, hyn në lojë në minutën e 59-të dhe pas katër minutash vendos Slloveni-Armeni 2-1. /rtsh/