Çështja “Rubiales”, nëna në grevë urie për të birin
Angeles Béjar, mamaja e numrit një të Federatës Spanjolle të Futbollit, ka nisur sot me mënyrën e saj protestën për të mbrojtur të birin nga ato që ajo i konsideron si “gjueti çnjerzore dhe gjakatare”.
Mediet spanjolle kanë qenë sot prezent kur nëna e Luis Rubiales-it, u izolua në kishën “Divina Pastora” të qytetit të Motril-it. Zonja Béjar priti sa u largua prifti dhe deklaroi se do të sakrifikohej për të birin dhe se do të kishte hapa pas vetëm në rast se kjo çështje do të zgjidhej një herë e mirë.
Dy ditë më parë Rubiales u pezullua nga FIFA për një periudhë kohore prej 90 ditësh.
Kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit i kushtoi shumë sjellja në finalen e Botërorit të femrave ku gjatë ceremonisë të ndarjes të çmimeve puthi në buzë lojtaren me numrin dhjetë, Hermoso.