Shqipëria shkund Lihtenshtejnin në miqësoren në prag të EURO 2024
Kombëtarja shqiptare është treguar skuadër shumë e fortë në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit.
Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin, me rezultat 3-0, të hënën mbrëma në Hungari, në miqësoren e luajtur në prag të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Skuadra shqiptare në duel me Lihtenshtejnin bëri paraqitje mjaft të mirë, duke qenë ekip dominues përballe skuadrës mike.
Armando Broja (31’), Jasir Asani (47’) dhe Ernest Muçi (67’), shënuan nga një gol për fitoren e Shqipërisë.
Kjo ndeshje ishte një test i mirë për trajnerin brazilian Sylvinho për të parë formën e lojtarëve pak para fillimit të EURO 2024.
Kujtojmë së Evropiani ‘Gjermani 2024’ nis më 14 qershor, derisa Shqipëria është në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.