As Fenerbahçe e as Lyon, Krunic nuk largohet nga Milan
Milani e ka marrë një vendim për të ardhmen e Rade Krunic, me mesfushorin që nuk do të largohet këtë verë pavarësisht interesave të shumta që kanë mbërritur për të.
Në fillim ishte Fenerbahçe klubi që kërkoi boshnjakun, ndërsa më pas edhe Lyon e kishte në listën e dëshirave.
Megjithatë sipas raportimeve nga Italia asnjë nga ofertat nuk ishte e duhura, me drejtuesit e Milan që nuk pranon asnjë shifër më të ulët se 12 milionë euro.