Zyrtare: Më në fund Mbappe është i Real Madridit

Zyrtare: Më në fund Mbappe është i Real Madridit

Kylian Mbappe tek Real Madridi i Carlo Ancelottit, është zyrtare.

Pas ndarjes me PSG-në, me një “telenovelë” që zgjati gjatë gjithë sezonit, ‘Los Blancos’ njoftuan ardhjen e kampionit francez përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e tyre të interneti.

25-vjeçari është i lidhur me fituesit e rinj të Ligës së Kampionëve për pesë vitet e ardhshme.

Në njoftimin për shtyp, të shkurtër por të pritur me padurim nga madrilenët, Reali njoftoi: “Real Madrid C.F. dhe Kylian Mbappé kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për pesë sezonet e ardhshme”.

Share This