Muriqi: Erling Haaland s’do ta ketë lehtë ndaj Amir Rrahmanit, shkojmë për fitore

Muriqi: Erling Haaland s’do ta ketë lehtë ndaj Amir Rrahmanit, shkojmë për fitore

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se Kosova synon fitore ndaj Norvegjisë, ndërsa pret që Erling Haaland të ketë vështirësi ndaj Amir Rrahmanit.

Kosova do ta zhvillojë vetëm një miqësore në muajin qershor kundër Norvegjisë, para se të nis rrugëtimin për Ligën e Kombeve.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Muriqi nënvizoi se Norvegjia është më e mirë në aspektin individual, mirëpo Haaland nuk do ta ketë të lehtë kundër Rrahmanit.

“Si zakonisht kemi filluar kampin gjithmonë me intensitet të lartë siç dëshiron trajneri. Sot e patëm anën taktike, i dimë dobësitë e Norvegjisë dhe jemi gati t’i përballojmë atje”.

“Tashmë janë lojtarë superyje, por edhe na nëse bazohemi te Haalandi atëherë kemi qendërmbrojtësin tonë, kapitenin që ka fituar Serie A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve. Besoj që Haaland nuk do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe kundër Amirit, kështu që futbolli s’është individual”.

“Në këtë aspekt, Norvegjia përpos individualëve nëse duan të na mposhtin duhet të jenë kompakt dhe të përbashkët në çdo aksion. Në këtë e kemi mirë sepse jemi mirë si grup, por individualisht të jemi të sinqertë se nuk mund të krahasohemi me Haaland e të tjerët, por besoj që kolektivisht jemi më të mirë”.

“Si gjithmonë, ka me pas një numër të tifozëve që jetojnë në Norvegji. Është edhe familja e Valonit që janë të mirëseardhur, vetëm të na përkrahin dhe pavarësisht që është miqësore shkojmë për fitore”.

Share This