Ronaldo kthehet në agjent, kërkon të sjellë në Arabi dy ish-shokë skuadre

Ronaldo kthehet në agjent, kërkon të sjellë në Arabi dy ish-shokë skuadre

Al Nassr humbi si kampionatin ashtu edhe kupën kombëtare këtë vit, duke e lënë Al Hilalin “mbret” në Arabinë Saudite.

Cristiano Ronaldo, pas disfatës në penallti në kupë, u shfaq shumë i mërzitur dhe foli me drejtuesit e klubit saudit, duke kërkuar përforcime për të luftuar me Al Hilal vitin e ardhshëm. Dhe përforcime jo të parëndësishme.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle Marca, CR7 dëshiron të sjellë në ekipin e tij dy shokë të vjetër të Real Madridit: Nacho Fernandez, kapiten i madrilenëve, dhe Casemiro, i cili nuk kishte një sezon për të kujtuar në Manchester United dhe mund të mendonte një ndryshim.

Për Nacho ka edhe sirena që vijnë nga MLS, edhe pse janë qetësuar paksa në periudhën e fundit.

Sipas gazetës iberike, Ronaldo u ka telefonuar të dyve, Nachos dhe Casemiros, për të kuptuar nëse kishte të paktën një dëshirë për të ndryshuar ambient.

Do të shohim nëse operacionet do të zhvillohen apo do të mbetet thjesht një thashethem merkatoje.

Share This