Arda Guler, turku i parë që fiton Ligën e Kampionëve
Arda Guler bëhet turku i parë që fiton Ligën e Kampionëve.
Real Madrid, për të cilin luan Arda Guler, mundi 2-0 Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve në Londër.
Gjiganti spanjoll mposhti 2-0 Borussia Dortmundin në finalen e madhe të zhvilluar në Londër, duke sjellë trofeun në muzeun e tij, titulli i 15-të kontinental për madrilenët.
Golat që i siguruan fitoren Real Madridit i shënuan Carvajal në minutën e 74-të dhe Vinicius JR. në minutën e 83-të.
Arda Guler, futbollisti i kombëtares turke dhe Real Madridit, u bë futbollisti i parë turk që përjetoi një fitore në Champions League.
Interesant është fakti që Guler nuk është aktivizuar asnjë minutë në këtë edicion të Champions League, por ai shkroi historinë duke marrë medaljen e fituesit. /rtsh/