Dembele kërkohet nga gjiganti i Premier League-s

Dembele kërkohet nga gjiganti i Premier League-s

Ousmane Dembele mund të largohet nga Paris Saint Germain vetëm pas një viti qëndrim në Parc de Princes.

Pas aventurave në Gjermani, Spanjë dhe sërish në Francë, sulmuesi anësor mund të transferohet në elitën e futbollit anglez për të vazhduar karrierën. Është gjiganti anglez Chelsea që po kërkon ta përforcojë repartin ofensiv dhe Dembele shihet si një investim i madh i klubit.

Ka qenë mediumi francez “Le10Sport” që ka konfirmuar se Chelsea po e shikon mundësinë e transferimit të Dembele, por për ta bërë këtë ata duhet të paguajnë rreth 100 milionë euro.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca është i bindur se, me menaxhimin e duhur dhe një mjedis mbështetës, Dembele mund të arrijë nivelin që pritet prej tij dhe të bëhet lider i ekipit.

Ardhja e mundshme e francezit jo vetëm që do të forconte sulmin e bluve, por do të dërgonte edhe një mesazh të qartë për rivalët e tyre.

Share This