Mourinho tremb Roma-n, dëshiron Lukaku-n dhe Dybala-n te Fenerbahce

Mourinho tremb Roma-n, dëshiron Lukaku-n dhe Dybala-n te Fenerbahce

Jose Mourinho është gati për të nisur një eksperiencë të re, tashmë në Turqi.

Tekniku portugez është zyrtarizuar në krye të Fenerbahce-s, ndërsa sipas raportimeve të medieve italiane ai do të nisë menjëherë nga puna, duke ditur se me merkaton e verës ka mundësinë të afrojë lojtarët që dëshiron.

Aziz Yildirim, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Fenerbahce-s, zbuloi disa nga objektivat e Mou:

“Mourinho dëshiron Romelu Lukaku-n dhe Paulo Dybala-n. Talisca dhe Sorloth po ashtu trajneri dëshiron që t’i ketë në ekip. Tani klubi duhet të nisë nga puna për të realizuar sa të mundet dëshirat e trajnerit”. /SS/

Share This