Ederson drejt Juvës, ky është çmimi që kërkon Atalanta

Ederson drejt Juvës, ky është çmimi që kërkon Atalanta

Klubi i madh italian, Juventus raportohet se është i interesuar për futbollistin e Atalantës, Ederson.

Braziliani ka bërë një sezon të madh me skuadrën nga Bergamo, duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe gjigantin italian, Juventus.

Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka kontaktuar agjentin e Ederson të cilin juventinët synojnë të transferojnë gjatë kësaj verë.

“Javët e fundit Juventus ka kontaktuar agjentin e Ederson. Atalanta kërkon 35 milionë euro për mesfushorin”, shkruajnë mediet italiane.

Marrëveshja mes dy palëve siç raportohet, mund të arrihet brenda pak ditësh dhe braziliani duket se sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Juventusit.

Share This