Nënshkruhen të gjitha dokumentet: Kylian Mbappe lojtar i Real Madridit

Nënshkruhen të gjitha dokumentet: Kylian Mbappe lojtar i Real Madridit

Real Madrid pasi fitoi Ligën e Kampionëve, e ka kompletuar edhe transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe, ku peng ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Francezi ka nënshkruar të gjitha dokumentët dhe në javën e ardhshme do të zyrtarizohet nga skuadra galaktike.

“Kylian Mbappe te Real Madridi, e kryer. Të gjitha dokumentët janë nënshkruar, mbyllur dhe kompletuar”.

“Real Madridi pritet ta njoftojë transferimin në javën e ardhshme pasi e fituan Ligën e Kampionëve”.

“Mbappe e ka marrë vendimin në muajin shkurt, tani mund të konsiderohet lojtar i ri i Real Madridit”, shkruan ndër të tjera gazetari i besueshëm Fabrizio Romano.

Francezi do të jetë afrimi i parë i Realit në këtë verë, por jo i fundit me skuadrën madrilene që gjithashtu synon transferimin e Alphonso Davies nga Bayern Munichu.

Ndër të tjera, Mbappe do t’i bashkohet si agjent i lirë por Reali do t’i jep një bonus transferimi mbi 100 milionë euro, që do ta paguajë brenda pesë viteve, aq sa vlen kontrata e francezit.

Përndryshe, Mbappe do të jetë lojtari më i paguar në skuadër, atë mbi Vinicius Junior e Jude Bellingham. /nacionale/

Share This