Terzic: E kuptuam pse Reali i ka fituar 15 trofe të Champions-it

Terzic: E kuptuam pse Reali i ka fituar 15 trofe të Champions-it

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, ka thënë se skuadrës së tij i mungoi instinkti vrasës në duel me Real Madridin.

Dortmundi u mund mbrëmë nga Real Madridi (2-0), në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Strategu i skuadrës gjermane tha se në këtë ndeshje e ka kuptuar pse madrilenët kanë fituar 15 trofe të Ligës së Kampionëve.

“I vetmi ndryshim është se na mungonte instinkti vrasës. Sonte e kuptuam pse Real Madridi ka fituar 15 Liga të Kampionëve”, ka thënë Terzic.

Sipas tij, Dortmundi bëri paraqitje të mira sidomos në pjesëlojën e parë.

“Bëmë një lojë fantastike dhe ishim pranë epërsisë. Por më pas loja u kthye dhe spanjollët treguan pse janë kampionë të kësaj garë. Ne patëm raste të mira në pjesën e parë, si Madridi në të dytën, por nuk i shfrytëzuam”, ka pohuar Terzic.

Share This