Henry kurorëzon Vinicius: Më i miri në botë për momentin
A është Vinicus Junior lojtari më i mirë në botë? “Po, kjo është ajo që thashë”, është përgjigja e ish-ikonës së Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, i cili nuk ka dashur të fshihet kur u përball me një pyetje të këtyre përmasave.
Në të vërtetë, ai donte të paraqitej në një mënyrë të favorshme për sulmuesin e majtë të Real Madridit, i cili luajti të shtunën në mbrëmje në finalen e Champions League kundër Borussia Dortmund në Wembley.
“Kampionati Evropian do të ketë ndikim se kush e fiton Topin e Artë, apo Kupa e Amerikës. Por për momentin braziliani është përpara të gjithëve për mua”.
Çertifikatë nderimi dhe njohje e madhe e potencialit të asit brazilian, i cili mban edhe shiritin e kapitenit të kombëtares së tij, e cila do të luajë Kupën e Amerikës këtë verë nga 20 qershori deri më 14 korrik. /rtsh/