Martiali i ofrohet Realit
Edhe pse Carlo Ancelotti ka thënë se merkatoja e Realit është mbyllur, duket se mund të ketë ende disa lëvizje në orët e fundit të merkatos.
Siç bëjnë me dije mediet britanike, “galaktikët” janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit që pësoi Vinicius, i cili ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave.
Siç raportohet, është Manchester United që i ka ofruar Realit sulmuesin Antoni Martial. Francezi nuk është aspak në planet e trajnerit Erik Ten Hag dhe për këtë arsye ai kërkon mënyrën më të shpejtë për ta hequr qafe.
Unitedi i ka kërkuar në këmbim Realit 13 milionë paund për kartonin e Martial, i cili erdhi për plot 50 milionë euro në verën e 2015 nga Monaco në “Old Trafford”.