Feronikeli 74’ mbetet në Superligë, mposht Prishtinën e Re
Feronikeli 74’ mbetet pjesë e elitës së futbollit tonë edhe në sezonin e ardhshëm.
Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur Prishtinën e Re, me rezultat 1-0, të shtunën në Klinë në ndeshjen e barazhit.
Dueli mes Niklit 74’ dhe Prishtina e Re, ka prodhuar një sfidë të tensionuar, ku u kërkua penallti nga dy skuadrat, më pas u anuluan dy gola për pozitë jashtë loje
Alban Shillova (90+7’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, gol ky që i siguron Superligën Feronikelit 74’ edhe në edicionin e ardhshëm.
I njëjti lojtar realizoi gol edhe në minutën e 79-të, po që u anulua nga VAR-i.
Ndërkaq, Prishtina e Re, mbetet pjesë e Ligës së parë edhe në Kampionatin e ardhshëm.