Prurja e re e Dardanëve beson në paraqitje të mirë ndaj Norvegjisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll, të shtunën ka mbajtur stërvitjen e tretë para miqësores me Norvegjinë.
Norvegjia dhe Dardanët do të përballen më 5 qershor në Oslo, në një ndeshje miqësore.
Pas stërvitjes së sotme portieri Mustafë Abdullahu, një nga prurjet e reja në Kombëtare, u shpreh se është ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e Kombëtares A.
“Unë kam qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 dhe jam duke u kënaqur dhe shijuar këtë moment. Djemtë më kanë mirëpritur, adrenalina është shumë e mirë dhe presim të kemi rezultat të mirë. Atmosfera është shumë e mirë, trajneri na ka pritur mirë, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe shpresoj të kemi ecuri të mirë. Kundër Norvegjisë presim lojë të mirë dhe të tregojmë atë çfarë kemi bërë në stërvitje”, ka thënë Abdullahu.
Seancën e radhës stërvitore Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali.