Gega dhe Smajlaj në Evropianin e Atletikës

Gega dhe Smajlaj në Evropianin e Atletikës

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj do të jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Atletikës, që do të zhvillohet në Romë më 7-12 qershor.

Luiza Gega, me petkun e Kampiones së Evropës më 2022-ën në Munich dhe të nënkampiones së Evropës më 2016-ën në Amsterdam, do të kërkojë të mbrojë trofetë në 3000 metra me pengesa. Ajo do të jetë në garat eleminatore në mëngjesin e 7 qershorit.

Ndërkohë është e vetmja atlete, e cila ka dhe normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vjen në këtë aktivitet dhe si Kampione Ballkani në 3000 metra me pengesa dhe 5000 metra.

Ndërkohë Izmir Smajlaj, më 2017-ën Kampion Evrope në salla të mbyllura në Beograd, do të konkurrojë më 9 qershor në kërcim së gjati.

Paraqitja e Gegës mbi të gjitha, por dhe e Smajlajt, i cili kthehet pas një dëmtimi të gjatë, shpresohet të jetë shumë i mirë, ashtu sikurse presin të gjithë në familjen e atletikës shqiptare e jo vetëm…

Share This