Arne Slot zyrtarisht merr ‘timonin’ e Liverpool-it

Arne Slot zyrtarisht merr ‘timonin’ e Liverpool-it

Edhe zyrtarisht Arne Slot nis punën si trajneri i ri i Liverpoolit.

Slot dhe klubi nga ‘Afield’ ditë më parë kanë arritur marrëveshje, por strategu holandez zyrtarisht sot nis misionin tek ‘The Reds’.

Slot zëvendëson Jurgen Klopp-in e larguar në fund të këtij sezoni. 45-vjeçari bashkohet me “Të Kuqtë” nga Feyenoord.

Slot tek Liverpool-i vjen pas tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës në 2023 dhe u emërua Trajneri i Vitit në Eredivisie në dy raste.

Share This