Feronikeli 74’ dhe Prishtina e Re përballen në sfidën vendimtare për Superligë
Feronikeli 74’ dhe Prishtina e Re do të masin forcat sot pasdite në Klinë.
Skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Prishtina, do të ballafaqohen në ndeshjen e barazhit që siguron Superligën.
Për Niklin dhe Prishtina e Re, kjo ndeshje është më e rëndësishmja e këtij sezoni.
Skuadra e cila do të triumfojë në këtë duel do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar në sezonin e ardhshëm.
Dueli mes Feronikelit 74’ dhe Prishtina e Re fillon në orën 15:00.