Reali, tri mungesa para finales

Reali, tri mungesa para finales

Real Madrid ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Wembley këtë të premte përpara se të përballet me Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Seanca u zhvillua normalisht, me mungesën e vetme të Tchouaméni-t, i cili u pa duke vrapuar i vetëm, Alaba dhe Lunin, të cilët do t’i bashkohen nesër ekspeditës në Londër, pasi ishin prekur nga gripi në ditët e fundit.

Stërvitja filloi me një fjalim të shpejtë nga trajneri Carlo Ancelotti. Më pas, lojtarët bënë nxemjen dhe zhvilluan një mini ndeshje.

Së fundi, skuadra kreu ushtrime me gjuajtje në portë dhe duke përfunduar me krosimet anësore. E gjithë kjo ndodhi në Wembley, me qindra media të akredituara dhe me disa përgatitje tashmë, si flamujt që tifozët Blancos do të mbajnë për të brohoritur Bellinghamin dhe shokët e tij para fillimit të ndeshjes. /rtsh/

Share This