Niclas Füllkrug para finales me Realin: Kemi shumë besim

Niclas Füllkrug para finales me Realin: Kemi shumë besim

Niclas Füllkrug, qendërsulmuesi i Borussia Dortmundit, prezantoi për Sky Sport finalen e Champions League të planifikuar për nesër në mbrëmje me Real Madridin.

“Këtu në Wembley ka një atmosferë të veçantë. Mezi presim të futemi në fushë dhe të luajmë finalen. Për momentin jam i qetë, jemi të gjithë, por nesër do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Me pak të verdhë në tribuna stadiumi do të jetë edhe më i bukur”.

Borussia Dortmund niset si jo favorite?

“Ne besojmë shumë, kemi besim. E merituam të ishim këtu, ishim shumë të fortë sidomos në shtëpi dhe e merituam këtë finale”.

Çfarë dhurate i bëtë Reusit për ditëlindjen e tij?

“Sot nuk i kemi bërë asnjë dhuratë, por shpresoj se do luajë ndeshjen e tij të fundit me Borussia Dortmundin duke fituar titullin më të rëndësishëm”.

A ju ka treguar Hummels për finalen e fundit të Dortmundit në Ligën e Kampionëve?

“Të them të vërtetën nuk kemi folur shumë për këtë, se dhe këto janë dy skuadra të ndryshme”.

A do të flini sonte?

“Sigurisht, sigurisht që do të fle”. /rtsh/

Share This