Martial, letër lamtumirë emocionuese, lumë ofertash për francezin
“Të dashur tifozë të Manchester United. Me shumë emocion po ju shkruaj sot për t’ju thënë lamtumirë. Pas nëntë vitesh të pabesueshme në klub, ka ardhur koha të kthej faqen në karrierën time”.
Kështu Anthony Martial përshëndeti tifozët e “Djajve të Kuq”, duke bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën dhe se për këtë arsye do t’i thotë lamtumirë si lojtar i lirë klubit ku bëri 371 paraqitje me 90 gola, që ndihmuan në fitimin e Carabao Cup, FA Cup dhe një Europa League.
“Që kur kam ardhur në vitin 2015, kam pasur nderin e pamasë të vesh këtë fanellë dhe të luaj para jush, tifozëve më të mirë në botë! Ju keni qenë një mbështetje e palëkundur, në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Pasioni dhe besnikëria juaj janë ju jeni një burim i vazhdueshëm motivimi për mua, do të doja t’ju falënderoja shumë për gjithçka që keni bërë për mua”, vijon ish-lojtari i Monakos.
Por cila do të jetë e ardhmja e Martial? Tani që ai është futbollist i lirë, kanë filluar t’i vijnë ofertat. Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sports UK”, ka disa pista, në pjesë të ndryshme të botës: Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksikë.
Por edhe nga Evropa: Olympique Lyon dhe Marseille duan ta kthejnë në Francë, Beshiktasi do t’i ofrojë kontratë për ta joshur në Turqi. Sulmuesi francez do të marrë kohën e tij dhe do të vendosë se çfarë do të bëjë gjatë verës. /SS/