Real-Mbappe, ja kur mbërrin francezi në Madrid
Nënshkrimi i Kylian Mbappe me Real Madrid do të finalizohet më në fund në verën e vitit 2024.
Talenti francez, i cili aktualisht po stërvitet me kombëtaren e tij në kuadër të Kampionatit Evropian që do të nisë më 14 qershor, tashmë është gati për të mbërritur në Madrid.
Sulmuesi i lindur në Bondy, i cili tashmë është larguar nga Paris Saint-Germain, pritet të mbërrijë në Spanjë shumë shpejt.
Kalendari është i ngarkuar për Realin, veçanërisht nëse kemi parasysh disponueshmërinë e Santiago Bernabeu për një super prezantim si ai i Cristiano Ronaldos 15 vjet më parë. Mbi të gjitha, objektivi i klubit të Florentino Perez është që ta shpallë dhe prezantojë pas finales së Champions League këtë të shtunë (21:00) dhe para Kampionatit Evropian. José Félix Díaz, gazetar i Marca, më pas raporton se Mbappé do të udhëtojë në Spanjë javën e ardhshme.
Për të qenë më të saktë, mbërritja e tij në kryeqytetin spanjoll mund të bëhet të enjten e 6 qershorit. Një datë në të cilën festimi teorik i suksesit të mundshëm në Champions do të kishte përfunduar tashmë, dhe dy ditë para koncertit të Duki-t në Bernabéu. Tifozët tashmë po presin me ankth prezantimin e atij që mund të jetë idhulli i ri i madh i Real Madridit.