Modric me këmbë në tokë: Të gjithë thonë se ne jemi favorit, unë nuk mendojë kështu
“Ne jemi të lumtur që jemi këtu dhe me besim të madh për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme. Dukej e pabesueshme që mund të arrijmë në një moment si ky, por tani jemi këtu dhe duhet të përfitojmë. Për mua, fitorja e Ligës së Kampioneve për të gjashtën herë do të ishte diçka e paimagjinueshme, vërtet mbresëlënëse”.
Është edhe Luka Modric, tashmë pesë herë fitues i kompeticionit më të mirë kontinental nga viti 2014 e deri më sot, përkrah Ancelottit në konferencë për shtyp.
“Nuk ka qenë java më e qetë për ne, të gjithë mendojnë se ne jemi favoritë, por ne nuk mendojmë kështu. Unë them 50% secili, sepse Borussia është e fortë dhe po vjen nga një sezon i mrekullueshëm”.
“Megjithatë, ne kemi treguar gjithmonë se edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne vazhdojmë të luftojmë”. /rtsh/