Sneijder: Dortmundi nuk ka asnjë shpresë kundër Realit

Sneijder: Dortmundi nuk ka asnjë shpresë kundër Realit

Wesley Sneijder, ish-mesfushori i Interit dhe Real Madridit foli për Sky në prag të finales së Ligës së Kampionëve, ku Reali do të përballet me Borussia Dortmundin.

“Kjo është një finale. Real Madridi është padyshim favorit, por gjithçka mund të ndodhë në finale. Për mendimin tim Real Madridi do të fitojë, por kini kujdes nga nënvlerësimi i Borussia Dortmundit, që ka mundur të eliminojë skuadra si Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain. Megjithatë, Real Madrid ka përvojë të jashtëzakonshme dhe lojtarë cilësorë, do të jetë e pamundur që verdhezinjtë të fitojnë”.

Çfarë ka të veçantë Ancelotti?

“Ai është shumë i fortë. Unë kurrë nuk kam punuar me të, por nga jashtë duket se është babai i të gjithë lojtarëve. Ai është gjithashtu shumë i mirë taktikisht”.

Kush do të jenë lojtarët vendimtarë?

“Vinicius dhe Rodrygo do të bëjnë diferencën nesër”. /rtsh/

Share This