Revolucion në sulmin e Romës, kush ikën dhe kush pritet të vijë
Sulmi i Romës do të revolucionarizohet sezonin e ardhshëm.
Verdhekuqtë, siç shkruan “Corriere dello Sport”, mund t’i thonë lamtumirë edhe Tammy Abrahamit gjatë merkatos së verës.
Qendërsulmuesi anglez nuk duket më në qendër të projektit të Romës, por ai ka ende disa admirues, veçanërisht në Premier League.
Roma, që duhet t’i paguajë ende dy këste Chelsea-t sipas marrëveshjes së vitit 2021, mund ta lërë lojtarin të largohet përballë një oferte prej 22 deri në 25 milionë eurosh.
Nëse realisht realizohet ky skenar, Roma mund të synojë të marrë Jonathan David, një sulmues kanadez në pronësi të Lille, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025.
Konkurrenca është e madhe, por edhe çmimi është i lartë, duke qenë se klubi francez kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij.
David merr një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit, ndaj edhe Roma mund të kursejë në këtë kuptim duke qenë se Abraham aktualisht merr shumë më tepër se kolegu i tij kanadez. Një tjetër emër intrigues, ndonëse në rolin e anësorit, është ai i Laurientés nga Sassuolo. /SS/