Zhegrova tremb Lille: Koha për një ekip më të madh

Zhegrova tremb Lille: Koha për një ekip më të madh

Lille rrezikon të humbasë një nga protagonistët e saj në verë.

Autori i një sezoni madhështor, sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga skuadra.

Duke folur për mediat kosovare, Zhegrova, autor i 12 golave ​​dhe 10 asistimeve në sezonin e fundit, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Lille.

“Besoj se i kam dhënë më të mirën Lille dhe është koha për të kaluar në një klub më të madh”, ka thënë Zhegrova.

I blerë nga Basel në janar 2022 për 7 milionë euro, kosovari  ka kontratë deri në qershor 2026 me skuadrën franceze.

Ish-lojtari i Genk-ut ka një vlerësim rreth 15 milionë euro. /rtsh/

Share This