Petit këshillon Arsenalin: Merr Osimhen, perfekt për të fituar Premier League-n

Petit këshillon Arsenalin: Merr Osimhen, perfekt për të fituar Premier League-n

Emmanuel Petit luajti tre sezone për Arsenalin, nga 1997 deri në 2000, dhe mbetet shumë i lidhur me ngjyrat e Topçinjve.

Francezi foli  për tregun e transferimeve të klubit londinez, duke dhënë këshilla specifike në lidhje me sulmin.

“Unë mendoj se Arsenali ka nevojë për një sulmues që shënon 30 gola në sezon për të fituar më në fund Premier League. Dhe njeriu i duhur mund të jetë Victor Osimhen, ai ishte fantastik me Lille dhe Napolin”.

“Ëndrra e tij është të vijë në Angli dhe unë me të vërtetë mendoj se  mund të shkëlqejë këtu. Ai është fizikisht shumë i fortë, një numër i vërtetë 9, për mua ai do të ishte zgjedhja e parë”. /rtsh/

Share This