Art Smakaj premton më të mirë në fanellën e Kosovës
Futbollisti kosovar i Lokomotivës së Zagrebit, Art Smakaj është prurja e re në Kombëtaren e Kosovës.
Kosova më 5 qershor do të luajë në Oslo miqësoren kundër Norvegjisë.
Dardanët sot kanë mbajtur stërvitjen e parë para duelit me norvegjezët.
Pas stërvitjes Art Smakaj është shprehur i lumtur që i është bashkuar Kombëtares së Kosovës. Ai ka premtuar se do të jap më të mirën për fanellën dardane.
“Jam shumë i gëzuar që do ta përfaqësoj Kosovën. Grumbullimi i parë për lojë miqësore por shumë lojë e rëndësishme për ndeshjet e ardhshme. Premtoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë, besoj që do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Smakaj.
Miqësorja mes Norvegjisë dhe Kosovës transmetohet drejtpërdrejt në RTK.