Ish-kampioni i boksit feston me Halaand… në fushë
Erling Haaland ishte protagonist i një episodi të veçantë pas shënimit të golit kundër Sheffield United.
Sulmuesi i City-t ktheu në gol një pasim të artë të Jack Grealish dhe në momentin e festimit të rrjetës u vu re diçka e pazakontë.
Një tifoz braktisi shkallët e stadiumit dhe vrapoi drejt norvegjezit, i cili ruajti gjakftohtësinë dhe vazhdoi sikur asgjë nuk kishte ndodhur.
Minuta pas përfundimit të ndeshjes mediet britanike njoftuan se personi, i cili theu barrierat e punonjësve të sigurisë të “Etihad Stadium”, ishte një ish-boksier.
Bëhet fjalë për Terry “Turbo” Flanagan, i cili njihet për pasionin që ka për “sky blue”-t e Manchester-it.