Foda nesër zbardh listën e lojtarëve për miqësoren ndaj Norvegjisë

Foda nesër zbardh listën e lojtarëve për miqësoren ndaj Norvegjisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, nesër do të zbardh listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren ndaj Norvegjisë.

Norvegjia dhe Dardanët do të ndeshen më 5 qershor në Oslo, në një sfidë që pritet të sjellë ndeshje interesante.

Federata e Futbollit të Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se përzgjedhësi Foda nesër do të mbajë konferencë për media, e cila nis në orën 14:00.

Ndërkaq, stërvitja e parë e Kosovës do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali prej orës 17:00. /rtk/

Share This