Një tjetër shqiptar drejt Sparta Prague, kampionët e Çekisë kërkojnë “fantazistin” e “Dardanëve”

Një tjetër shqiptar drejt Sparta Prague, kampionët e Çekisë kërkojnë “fantazistin” e “Dardanëve”

Shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te “gjigantët” çek të Sparta Prague.

Sulmuesi që është aktualisht pjesë e Rapid Bucuresti pritet t’i bashkohet skuadrës kampione të Çekisë, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave kosovare, kampionët në fuqi të Çekisë ofruan dy milionë euro për kartonin e Krasniqit dhe janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje.

Anësori 25-vjeçar ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2025, teksa vlera e tij aktuale sipas “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milion euro.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin aktual, Krasniqi te Rapid Bucuresti e mbylli me gjashtë gola dhe tre asistime, statistika këto të shkëlqyera, duke ditur se ai kompletoi transferimin në janar të këtij viti dhe ka luajtur vetëm 17 sfida.

Share This