Pesë yjet e xhudos që do të përfaqësojnë Kosovën në ‘Paris 2024’
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka prezantuar pesë normat olimpike nga xhudo, sporti i vetëm me medalje olimpike në Kosovë.
Sipas renditjes përfundimtare olimpike të të publikuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do të udhëtojnë drejt Parisit, si e dyta, përkatësisht e treta në renditje, në kategoritë përkatëse.
Momentalisht, Kosova ka gjashtë norma olimpike, pesë nga xhudo dhe një nga boksi.