Vazhdon aventurën në Premier League, Timo Werner nuk largohet nga Tottenham
Golat nuk ishin të shumtë, mirëpo duket se performanca në fushën e blertë ka mjaftuar për t’i mbushur mendjen teknikut Ange Postecoglou, për ta mbajtur në ekip në mënyrë përfundimitare, me “fantazistin” e sulmit, Timo Werner që do qëndrojnë në Londër edhe për një tjetër sezon, sërish i huazuar me obligim blerje prej 16 milionë eurosh në verën e vitit të ardhshëm.
Njoftimi erdhi nga vetë klubi londinez, me këta të fundit, të cilët me anë të një postimi në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale konfirmuan qëndrimin për një tjetër vit, në “London Stadium”, të autorit të katër golave e katër asistimeve, në 28 përballjet e zhvilluara këtë sezon, përgjatë kampionatit, EFL Cup dhe FA Cup.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë për arritjen e marrëveshjes për Timo Werner, i cili do të kthehet në huazim nga RB Leipzig për sezonin 2024-2025 me një opsion për ta blerë në fund të huazimit. I marrë në huazim nga Bundesliga në janar, sulmuesi i kombëtares gjermane ishte titullar në skuadrën e Ange Postecoglou në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll”, shkruhet në postimin e klubit. /abc/