NBA/ “Triple-double” i Doncic s’mjafton, Minnesota mposht Dallas dhe rihap garën në Perëndim
Rihapet disi gara për shpalljen e ekipit kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA.
Minnesota fitoi 105-100 ndaj Dallas në finalen e katërt play off, duke rihapur garën për titull. Skuadra teksane tashmë udhëheq 3-1 serinë e finaleve dhe është vetëm një fitore larg shpalljes kampion.
Dallas nuk arriti të shfrytëzojë këtë herë faktorin fushë, duke u dorëzuar në fund para publikut të tij. Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Më i miri për miqtë ishte Edwards me 29 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Towns me 25 pikë. Për teksanët, Luka Doncic realizoi një “triple double”, me 28 pikë, 15 rebound e 10 asist, por që nuk mjaftuan, raporton balkanweb.
Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Minnesota-s, që do të kërkojë të mbajë gjallë shpresën, ndërsa Dallas ta mbyllë garën.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Boston Celtics ka siguruar një biletë për në finalet e titullit në NBA dhe pret fituesin e çiftit nga Lindja, me sfidën e parë që do të luhet më 6 qershor në Boston.