E bujshme, Manaj drejt rikthimit në Itali
Ka një zhvillim surprizë për të ardhmen e Rey Manaj.
Një skuadër e re u shfaq për sulmuesin shqiptar, i cili spikati me paraqitjen e tij këtë sezon në Turqi me Sivasspor.
Rey Manaj, i cili më parë ka luajtur për Interin, Pizën dhe Spezian në Itali, po përgatitet t’i bashkohet edhe një herë kampionatit italian.
Como, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serinë A, do të shtojë në skuadër edhe sulmuesin shqiptar. Edhe vetë Manaj është shprehur pozitiv për këtë transferim.
Edhe gjigantët e Superligës Fenerbahçe, Galatasaray dhe Beşiktaş po ndiqnin nga afër situatën e Rey Manajt.
Tarifa e lartë e transferimit që Sivasspor kërkonte për sulmuesin shqiptar bëri që ekipet e Stambollit të hiqnin dorë nga transferimi.
Rey Manaj luajti në 36 ndeshje për Sivasspor këtë sezon. Sulmuesi 27-vjeçar shënoi gola dhe asistoi në këto ndeshje. /rtsh/