Atalanta kërkon Asllanin, a do ta shesë Interi?
Atalanta e vlerëson shumë Kristjan Asllanin si regjisor në mesfushë dhe do të ishte gati t’i besonte atij repartin sezonin e ardhshëm.
Lojtari shqiptar nuk ka luajtur shumë me Interin, por për momentin ai mbetet i pashitshëm për Marottan dhe Ausilion që besojnë në cilësitë e tij.
Drejtuesit e Atalantës do të ishin të gatshëm të hidhnin në tavolinë rreth 28 milionë euro, një shifër që nuk do ta ndryshonte mendjen e Interit.
Kontrata e shqiptarit me milanezët skadon në vitin 2027.