Jude Bellingham ‘mbret’ i La Ligës

Jude Bellingham ‘mbret’ i La Ligës

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të sezonit 2023/24 në La Liga.

Bellingham kishte sezon fantastik me madrilenët, duke qenë njëri nga lojtarët kryesor të ekipit, shkruan Express.

Anglezi arriti 19 gola e bëri edhe gjashtë asistime në sezonin e tij të parë në Real Madrid.

Në krye me të, Reali arriti ta fitojë La Ligan, si dhe është në finale të Ligës së Kampionëve, ku përballë do ta ketë Borussia Dortmundin.

E pikërisht me Dortmundin, Bellinghami e fitoi çmimin e lojtarit të sezonit të kaluar në Bundesliga. /albeu/

Share This