Mbappe më i miri në “Globe Soccer Awards”
Kylian Mbappe është shpallur “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e parë evropiane të “Globe Soccer Awards”, që është mbajtur mbrëmjen e të martës në Costa Smeralda.
Duke folur pas vlerësimit të bërë, ai nuk e ka përjashtuar që një ditë të luajë edhe në Itali, te Milan.
“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj te Milani. Që fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam shikuar Serinë A, çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime është tifoze e Milanit”, ka thënë Mbappe.
Xabi Alonso është vlerësuar me çmimin “Trajneri më i mirë”, ndërsa Manchester City dhe Barcelona janë shpallur “Skuadra më e mirë për meshkuj”, respektivisht “Skuadra më e mirë për femra”.
Një tjetër çmim i rëndësishëm ishte ai për “Skuadrën surprizë të sezonit”, i cili shkoi për Atalantan, ndërsa talenti i ri Lamine Yamal është vlerësuar me çmimin “Lojtari i ri më i mirë”.