Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Arabisë Saudite
Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është emëruar edhe zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.
Pak më shumë se dy javë pas dorëheqjes si trajner i Italisë, Mancini është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.
Është vet trajneri italian që ka njoftuar emërimin e tij në postin e ri me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Jam i emocionuar të njoftoj se po i bashkohem Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite si trajner i Kombëtares”, ka shkruar fillimisht Mancini në postimin e tij.
“Jam i lumtur dhe i nderuar që jam përzgjedhur për një rol kaq prestigjioz, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve. Dua të falënderoj Presidentin Yasser Al Misehal”.