E konfirmon Rummenigge: Kompany do të jetë trajneri i ri i Bayernit
Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit të drejtorëve të Bayernit të Mynihut, foli për trajnerin e ardhshëm të bavarezëve në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “European Globe Soccer Award”:
“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompany, nuk është ende zyrtare, por kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u rregulluar.
Ishte Guardiola ai që rekomandoi zgjedhjen? Ai na dha një ndihmë të madhe. Ai e kishte kapiten te City dhe gjithashtu e ndoqi kur ishte në Burnley”, ka thënë mes të tjerash drejtuesi i Bayernit.