Valverde: Nuk do të ketë një Kroos tjetër

Valverde: Nuk do të ketë një Kroos tjetër

Futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde thotë se nuk do të mund të zëvendësohet asnjëherë Toni Kross-in.

Kroos fundjavën që shkoi i dha lamtumirën Real Madridit, derisa gjermani tashmë e ka konfirmuar pensionimin nga loja e futbollit pas EURO 2024.

Valverde thotë se e admiron shumë Kroos-in. Valverde thekson se do të ishte i kënaqur po të bënte vetëm 10 përqind atë që ka bërë Kroos tek Real Madridi.

“Nuk do të mund ta zëvendësojmë kurrë. Ai është personi që e admiroj shumë dhe do të doja të isha në gjendje të bëja të paktën dhjetë për qind atë që bëri ai në Real Madrid”, ka thënë Valverde.

“Është shumë vështirë të gjesh zëvendësues për të. Do të jetë shumë vështirë”, ka pohuar Valverde. /rtk/

Share This