Gasperini: Jam i lidhur me Atalantën
Trajneri Gian Piero Gasperini është i vendosur të qëndrojë në krye të Atalantës të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Strategu italian ka bërë punë të madhe me Atalantan, duke arritur rezultat të mjaft të mira në sezonin që lamë prapa, madje, skuadra nga Bergamo fitojë trofeun e Europa League-s, duke mundur Bayer Leverkusenin në finalen e madhe të kësaj garë joshëse në Evropë.
Gasperini duke folur për mediet italiane, ka thënë se është i lidhur me Atalantën dhe se do të vazhdojë të jetë në krye të kësaj skuadre edhe në të ardhmen.
“Jam i lidhur me Atalantën dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.
“Asnjëherë nuk kam thënë ndryshe në këtë periudhë. Nuk i kam lënë hapësirë asnjë diskutimi sepse kam qenë i fokusuar vetëm tek Atalanta”, ka pohuar tekniku italian.