Kumbulla: Ëndërr që u bë realitet, do të japim maksimumin
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, është shprehur shumë i lumtur që ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Shqipërisë për Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Kumbulla, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Sassulos në formë huazimi nga Roma, ka hasur në probleme në edicionin që lamë prapa për shkak të një lëndimi, megjithatë, ai tashmë është në listën e strategut brazilian.
Kumbulla përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë se është një ëndërr e bërë realitet.
“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë garë duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet! Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, ka shkruar Kumbulla.