‘Leao është talent i madh’

‘Leao është talent i madh’

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar yllin e Milanit, Rafael Leao-n.

Strategu italian duke folur për ‘Repubblica’, thotë se portugezi është një talent i madh, por sipas tij, Leao ndonjëherë është i zhgënjyer.

“Milani ka një talent të madh si Leao. Ai është i zhgënjyer ndonjëherë”, ka thënë Ancelotti.

Italian thotë do të godiste çdo ditë Leao-n nëse do të ishte pjesë e skuadrës së tij.

“Ai është lojtar i madh. Nëse do të ishte me mua, do ta godisja çdo ditë”, ka pohuar Ancelotti.

Share This