Bayerni fiton ndaj Augsburgut, shkëlqen sërish Kane
Bayern Munich e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Bundesligë.
Bavarezët triumfuan 3:1 ndaj Augsburgut në javën e dytë të elitës së futbollit gjerman.
Ishte Uduokhai i cili realizoi autogol në minutën e 32-të të ndeshjes, shkruan Express.
Tetë minuta më vonë, Harry Kane realizoi nga penalltia për rezultatin 2:0.
Harry Kane e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të Bayernit sonte në minutën e 69-të të takimit.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli nderit në minutën e 86-të nëpërmjet Beljos.
Me këtë fitore, Bayern Munich tani ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë.