Sylvinho zbardh listën, ftohen Mirlind Daku dhe Medon Berisha

Sylvinho zbardh listën, ftohen Mirlind Daku dhe Medon Berisha

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho të hënën pasdite, ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Në listën e strategut brazilian janë ftuar 27 futbollistë që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të EURO 2024-ës.

Sylvinho më 7 qershor, të zbardh listën përfundimtar të lojtarëve që do të udhëtojnë për Gjermani, aty ku do të mbahet EURO 2024, event ky që nis më 14 qershor.

Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzini nuk janë në listën e Sylvinho, derisa janë ftuar Mirlind Daku, Arbër Hoxhaj dhe Rey Manaj.

Ndërkaq, surprizë e kësaj listë janë Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, që ka luajtur titullar me Leccen javët e fundit, si dhe portieri Simon Simoni.

Kuqezinjtë sfidën e parë në Evropianin ‘Gjermani 2024’ do ta luajnë kundër Italisë më 15 qershor. Tri ditë më vonë skuadra shqiptare do të ndeshet me Kroacinë, kurse, më 23 qershor, Shqipëria përballet me Spanjën.

Kjo është lista e Sylvinho:

Share This