De Rossi: Kjo ndeshje është pikënisja për të ecur përpara, të nxjerrim mësim nga humbja ndaj Empoli-t

De Rossi: Kjo ndeshje është pikënisja për të ecur përpara, të nxjerrim mësim nga humbja ndaj Empoli-t

Pas humbjes 2-1 ndaj Empoli-t në javën e fundit të sezonit të Serie A, trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi u shpreh se kjo sfidë është pikënisja për të parë përpara.

“Ne nuk shohim përpara, por shikojmë këtë ndeshje. Do të na ndihmojë të shohim përpara, është një pikënisje për të parë përpara”, tha fillimisht ai për mediet.

Më tej ai shtoi se kjo humbje do i bëjë të reflektojnë, pasi sipas trajnerit të “verdhekuqve” një skuadër shihet edhe nëse fiton atëherë kur nuk i duhen pikët.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet të na bëjë të kuptojmë, një skuadër mund të shihet edhe nga mënyra se si e përfundon sezonin dhe kur pikët nuk janë aq të rëndësishme dhe nga disa karakteristika për të cilat kemi folur tashmë”, shtoi De Rossi. /SS/

Share This